Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, bazuar në vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes në terren, sot ka kërkuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ngritjen e nivelit të Gatishmërisë në Nivel Kombëtar.
Bazuar në ketë urdhërese te Ministrit te MPB-s, përveç Njësive Profesionale te Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, AME ka vene ne gatishmëri edhe njësinë e kërkim shpëtimit ne ujera sipërfaqësor me tri ekipe
1. Ekipi i Pompimit me kapacitet te larte
2. Ekipi i Barrierave dhe
3. Ekipi i kërkim shpëtimit ne ujëra sipërfaqësor.
AME, pas ngritjes se nivelit te gatishmërisë po përcjell situatën dhe gjendjen aktuale të vërshimeve të pjesshme si pasojë e reshjeve të shiut.
Deri më tani në Komunën e Gjakovës, Malishevës, Rahovecit, Drenasit dhe Suharekës ka pasur vërshime të pjesshme, derisa ekipet e AME-së janë në terren duke vepruar sipas nevojës dhe rrethanave.
Në komunat tjera situata momentalisht është e qetë dhe nën kontroll.
AME do të koordinojë të gjitha veprimet operacionale me shtabet komunale, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme, por edhe për t’i ndihmuar këto shtabe si me personel ashtu edhe me mjete.
AME/MPB do të informoi qytetarët në rast të përkeqësimit të gjendjes aktuale.